The Home ofArt & Woodworking
Formësojmë mënyrën se si jetoni

Dizajn i Interierit
Dizajn i plotë i interierit — nga koncepti dhe vizualizimi 3D deri te zgjedhja e materialeve dhe planimetria përfundimtare.

Kuzhina
Kuzhina të ndërtuara sipas porosisë — nga minimalizmi modern te eleganca klasike — të dizajnuara dhe prodhura në përsosmëri.

Dhoma Gjumi & Garderoba
Garderoba, dhoma veshjesh, mobilje anës shtratit dhe hapësira veshmbathje sipas hapësirës suaj.

Dhoma të ndenjes
Panele te TV-së, sisteme raftesh, tavolina ngrënjeje, komodina dhe gjithçka tjetër.

Banjo
Komodina ndër lavamane, sistemim për rroba të palara, pasqyrë me rafte, e shumë të tjera.

Interier për objekte komerciale
Zyra, restorante, kafene, hapësira shitëse dhe zona pritjeje.

Panele Murale & Veshje
Panele dekorative muresh dhe zgjidhje akustike për hapësira banimi dhe hapësira komerciale.

Kabinete & Mobilie të veçanta
Rafte këpucësh, rafte librash dhe mobilje unike të ndërtuara sipas nevojave dhe specifikave tuaja.
Transparencë
në secilin hap

Konsultim në zyrën tonë
Vizitoni zyrën tonë ose bashkohuni në një thirrje online ku i prezentojmë në formë dixhitale materialet, realizimet e bëra dhe katalogun me modele për inspirim.

Vizitë në terren & Matje
Vizitojmë hapësirën tuaj kudo në Kosovë dhe jashtë, si dhe marrim përmasat e sakta për të.

Dizajn 3D
Vizatim 3D i hapësirës suaj, i përpunuar në bashkëveprim me klientin deri në perfeksion.

Oferta & Marrëveshja
Paraqesim një ofertë të qartë dhe transparente për shqyrtimin dhe nënshkrimin tuaj.

Prodhimi
Kuzhina juaj prodhohet me precizitet të lartë me makineritë e fundit gjermane.

Njoftime mbi progresin e punës
Njoftimet në kohë reale në telefon, ju mbajnë të informuar gjatë gjithë procesit të prodhimit.

Montimi
Ekipi ynë e realizon komplet montimin e projektit drejtpërdrejt në vendin tuaj, me kujdes dhe precizitet të lartë.

Inspektimi
Kontroll i plotë i punës së realizuar për t'u siguruar që çdo detaj plotëson standardet tona dhe tuajat.
Misioni
& Vlerat
Nga fillet e para të punimeve artistike prej druri në garazhën e Bardhylit, AmalFactory u shndërrua në një fabrikë të madhe që prodhon projekte cilësore me makineritë më të fundit gjermane.
Ekipi ynë sjell vite përvojë në prodhimin e kuzhinave, dhomave të gjumit, dhomave të ndenjës, e shumë të tjera. Me një bashkim të aftësive të ndryshme si në art, konstruksione, dhe IT, ekipi ynë hapë rrugën drejt prodhimeve cilësore me efikasitet dhe inovacion të shtuar.
Ne i japim përparësi cilësisë e prodhimeve tona dhe kemi si mision ridefinimin e shërbimit korrekt ndaj klientëve për tregun lokal dhe global.
Cilësi pa kompromis
Materiale premium në përputhje me standardet evropiane.
Shërbim i shkëlqyeshëm ndaj klientit
Shërbim i klasit të parë me qasje etike dhe transparente ndaj klientëve.
Inxhinieri precize
Prodhimtari me makineritë e fundit gjermane të kombinuara me shumë vite përvojë në tregun lokal dhe global.
Mjedisi në rend të parë
Përdorim i materialeve ekologjike si dhe minimizim i mbeturinave.
Ekipi ynë
Ndërtojmë së bashku
hapësirën e ëndrrave tuaja
Konsultim falas për ta shtjelluar idenë tënde.







